Denoncimi tjetër: Dibra detyron policët e burgjeve të votojnë PD

2015-08-21 5

TIRANE - Konfederata e shërbimeve policore e Shqipërisë denoncoi sot publikisht Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra për presionin mbi punonjësit e policisë së burgjeve duke i detyruar të votojnë Partinë Demokratike. "Kryeministri i dha pushtet absolut në mbledhjen me dhunë në mitingje të policëve e nëpunësve të thjeshtë në Drejtorinë e Burgjeve. Policë të trembur na kanë treguar sesi funksionon skema e listave familjare për çdo punonjës në këmbim të vendit të punës dhe sesi rekrutohet stafi i ri pa patur arsimin përkatës. Qeveria në largim ka zgjedhur presionin e gjithanshem ndaj Policise se Burgjeve me ane te "mashes" me nr.20 që mban në mënyre të paligjshme ,"2 kunguj nën një sqetull", postin e drejtorit të burgjeve njëkohesisht dhe kandidat i qeverise nëzgjedhje, të dalë ditën për diell para qindra mijëra shqiptarëve duke dhënë pako në favor të votës "44"!"- tha Valentin Macaj kryetari i kësaj konfederate.