Meta në Lushnje takon fermerët: Do rimëkëmbim bujqësinë

2015-08-21 1

LUSHNJE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një tur takimesh në rrethin e Lushnjës. I shoqëruar nga kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Fierit, kandidat për deputete, Petrit Vasili, Lideri i LSI-së u ndal në komunat Tërbuf, Krutje, Gradisht, Golem Lushnjë etj. Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët e pranishëm në këto takime z. Meta u ndal në veçanti në programin e LSI-së për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e bujqësisë.