Korçë, breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Miras

2015-08-21 0

KORCE- Kanë mjaftuar vetëm disa minuta që puna dhe investimet e një viti të kryera në bujqësi nga banorët e komunës Miras, të shkojnë dëm nga breshëri. Rrebeshi i breshrit me madhësinë e një kokrre arre ka dëmtuar të gjitha prodhimet bujqësore, si grurin , misrin, patatet, fasulen , mollën, kumbullën e qershinë, e cila aktualisht ndodhet në periudhën e vjeljes. Banorët shprehen se një breshër i tillë nuk ishte parë prej dekadash në komunën e tyre, ndërkohë që kërkojnë ndihmën e shtetit për vlerësimin e dëmit, pasi këtë vit ata mbeten praktikisht pa bukë.

Free Traffic Exchange