TIRANE - Arrihet marrëveshja që i lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë me banim në Greqi pa u penguar nga toponimet e shkruara shqip në pasaportat e tyre, apo të fëmijëve të cilët kanë lindur në Greqi. Marrëveshja është firmosur mbrëmë në Janinë nga drejtori i Policisë së Gjirokastrës dhe drejtori i policisë rajonale të Janinës dhe të Epirit. Marrëveshja është firmosur dhe në prani të autoriteve të tjera të larta rajonale.