Greqi, protesta për mbylljen e televizionit publik shtetëror

2015-08-21 0

ATHINE - Mijëra protestues u mblodhën në orët e vona të së martës jashtë ndërtesës së televizionit shtetëror grek ERT pas vendimit të qeverisë për ta mbyllur për shkak të masave shtrënguese. Qytetarë, sindikata dhe politikanë thërrisnin slogane dhe tudnin flamuj në mbështetje të punonjësve të ERT. Një punonjës i ERT-së dogji një flamur të Bashkimit Europian duke u shoqëruar me brohoritje nga turma. Mbylljen e ERT-së (Radiotelevizionit publik grek) e njoftoi në mbrëmje, zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglu. Në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur se në vend të ERT-së do të krijohet një radiotelevizon modern - publik, por jo shtetëror dhe as me kontroll partiak.