FIER - Njjë 25 vjeçar humbi jetën një orë pas mesnatës në aksidentin e ndodhur ne vendin e quajtur "Ura e Mbrostarit" rreth 2 kilometra larg qytetit të Fierit. Rreth orës 01.00 duke u gdhirë dita e sotme 25 vjeçari fierak Marius Hatija, ka qenë duke drejtuar makinën me targa AA 143 GG, kur ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me parmakët e urës ka rënë nga një lartësi mbi 8 metra në lumin e Semanit. I riu udhëtonte i vetëm, dhe po kthehej për në banesën e tij në lagjen Mbrostar. Disa dëshmitarë kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar policinë.