TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn sërish seancën ndaj të pandehurit Dritan Dajti, ndërsa në përfundim të seancës, patrulla 'Shqiponja" shoqëron për në polici Lulzim Muçën, kushëririn e Dritan Dajtit. Personi që shihni në pamje të rrethuar është Lulzim Muça, i cili ishte i pranishëm në senacën e sotme dhe menjëherë sapo përfundoi seanca u shoqërua për në polici. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se "shoqërimi i tij është bërë për llogari të krimeve të rënda, ndërsa ende nga gjykata nuk ka një reagim se pse mund të jetë shoqëruar Muça".