Plagosja në Rrëshen, Pulaj: Situata e rendit, jashtë kontrollit

2015-08-21 4

RRESHEN - Plagosja me thikë e dy vëllezërve ditën e djeshme në qytetin e Rrëshenit ka sjellë reagimin e nënkryetarit të bashkisë së Rrëshenit, Bardhok Pulaj. Sipas tij, dy të rinjtë nuk kanë marrë ndihmë mjekësore, sepse as policia e as mjekët nuk u kishin ardhur në ndihmë, pasi ishin në mitingun e Berishës në fshatin Fan.Partia Socialiste denoncoi këtë rast në rrjetin social Facebook, ku dy vëllezër 17 dhe 20 vjeç të plagosur me thikë në sheshin "Abat Doci" të Rrëshenit, kanë ecur në këmbë të plagosur pasi askush nuk u ishte përgjigjur telefonatave për ndihmë mjekësore.

Free Traffic Exchange