Topi: Berisha po angazhon gardën dhe policinë në shërbim të tij

2015-08-21 0

TIRANË - Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi akuzon kryeministrin Berisha se angazhon gardën dhe policinë në shërbim të pushtetit të tij. Gjatë një takimi elektoral me banorë të njësisë bashkiake numër 4 në Tiranë, ish-presidenti Topi deklaroi se kreu i qeverisë vuan nga paranoja. "Pushteti i këtij kryeministri, i cili i ka rezervuar vetes një eskortë të jashtëzakonshme, duke angazhuar gardën, policinë, policinë kriminale, shërbimet sekrete, të gjithë me radhë, me qen antiminë. Dy gjëra ka: ose ky vend është në rrezik për jetën e qytetarëve, ose ai është në paranojë".