beriKurbin, Berisha-Ramës: Unë gjysh i lumtur, ti burrë pa burrëri

2015-08-21 3

Kurbin -- Kryeministri Berisha ka vazhduar turin e tij elektoral në qytetin e Kurbinit ku është ndalur dhe njëherë të arritjet e qeverisë.

Ai i ka cilësuar këto arritje si tepër historike, por një projekt tjetër i rëndësishëm është ai i gazësjellësit transadriatik, "projekti i shekullit" sipas kryeministrit, i cili do të krijojë dhjetra vende pune.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë i është kundërpërgjigjur liderit socialist Rama, duke i thënë se prej "3 javësh merret me mbesat dhe nipërit e mi". Berisha i quajti vitet e tij si gjysh si vitet më të bukura për të.

"Më të bekuara për çdo njeri janë ato vite kur ai jeton si gjysh i nipërve dhe mbesave të tij. Këtë e di çdo njeri, përveç atij që ka patur vitet e rinisë pa rini, vitet e burrërisë pa burrëri. Tani thotë se Berisha është i lodhur. Çdo ditë të jetës sime unë jam lodhur sepse kam punuar me ndershmëri jo më pak se 16 orë në ditë. Por, dua t'i them se nga të gjitha lodhjet, lodhjet e viteve të fundit më krijojnë kënaqësinë më të madhe",u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në Kurbin.

Berisha tha se Rama nuk i sheh ndryshimet në Shqipëri pasi nuk sheh asgjë hipur në autobusin mavi me xhama të zi.

Free Traffic Exchange