PS, marrëveshje me Greqinë: Emigrantët të vijnë të votojnë

2015-08-21 2

GREQI -- Partia Socialiste ka arritur një marrëveshje me qeverinë greke për lejimin e qytetarëve shqiptarë që të lëvizin lirisht ndërmjet dy vendeve nga data 10 qershor deri më 3 korrik, pa u penguar nga toponimet e shkruara shqip në pasaportat e tyre me qëllim që të vijnë të votojnë për kryeministrin e ri të Shqipërisë, Edi Ramën, më 23 qershor. Këtë fakt e ka bërë të ditur Sekretari i Emigracionit në PS, Erion Veliaj, që është takuar me emigrantët shqiptarë në Athinë, Agio dhe Igumenicë për të përçuar tek ata arritjen e marrëveshjes që Partia Socialiste arriti me qeverinë greke.