FIER - Është dhunuar dhe rrahur barabarisht kandidati i partisë Fryma e Re Demokratike Mitat Hoxha në Roskovec. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në qytezën e Roskovecit, ndërsa kandidati kthehej për në banesën e tij rreth orës 11:45 të natës, kur është sulmuar. Disa persona i kanë dalë në pritë kandidatit, duke ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas dëshmive të marra nga "A1 Report", britmat nga dhimbjet kanë nxjerrë familjarët, të cilët e kanë gjetur të gjakosur në fytyrë dhe trup dhe e kanë dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit, ku i është nënshtruar mjekimit intensiv në repartin e reanimacionit, ku dhe ndodhet edhe sot.