Afganistan, talebanët sulmojnë NATO-n, 7 të vrarë

2015-08-21 2

KABUL -Forcat afgane të sigurisë kanë ndaluar sulmin e talebanëve të armatosur rëndë pasi ata goditën një ndërtesë ushtarake të NATO-s pranë aeroportit kryesor në kryeqytetin e Kabulit. Incidenti filloi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku u raportua nga dëshmitarët për shpërthime dhe plumba që vinin nga aeroporti. Shkëmbimet e zjarrit vazhduan për disa orë me talebanët, të cilët hodhën dhe granata në rrugët përreth aeroportit. Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Kabul tha se ka raporte për të paktën 7 talebanë të vrarë. Një korrespondent i BBC-së në vendngjarje thotë se forcat afgane kanë marrë situatën nën kontroll pa ndihmën e forcave ndërkombëtare.