TIRANË -- Paratë e lëna në kazino kanë qenë shkaku i 5 plagosjeve mbrëmjen e së dielës në Tiranës, ndërkohë që të plagosurit janë njëherësh edhe autorë të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me stadiumin "Qemal Stafa" pranë ambasadës amerikane. Të plagosurit me armë zjarri, vëllezër ndërmjet tyre, Arben dhe Admir Kurtish Dogjani, lindur më 1986, janë dërguar në Spitalin Ushtarak, pasi janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa tre rojet e sigurisë janë çuar atje për mjekim, pasi janë shoqëruar më parë në polici për të dëshmuar për ngjarjen.