BEOGRAD - Kryeministri serb ka porositur sot se për Serbinë është e papranueshme që më 28 qershor të mos e marrë datën për fillimin e negociatave dhe se se dhënia vetëm e "dritës së gjelbër" nuk mjafton, duke kërcënuar në mënyrë indirekte se mosdhënia e datës mund të kërcënojë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Këtë deklaratë, Daçiç e ka thënë për gazetarët serbë pas deklaratës së shefit të delegacionit të BE-së në Beograd, Vincent Deger se Serbia më 28 qershor do të marrë vetëm "dritën e gjelbër". Kryeministri serb e ka quajtur mashtrim të BE-së, nëse Serbia nuk e merr datën për fillimin e negociatave, duke shtuar se pret, që Brukseli megjithatë të përmbushë pjesën e vet të detyrimit.