TIRANE - Më 14 qershor maturantët në të gjithë vendin pritet t'i nënshtrohen një tjetër provimi të detyrueshëm, këtë herë në lëndën e matematikës. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, gjithçka është gati për këtë proces. Drejtori, Alfons Harizaj thotë se janë 48 mijë maturantë që do t'i nënshtrohen këtij testi. Sipas tij, procesi i korigjimit do të kërkojë 15 ditë.