TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot testin e parë zyrtar të projektit teknologjik të verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve, për zgjedhjet e Kuvendit të 23 qershorit, që do të aplikohet për qarkun e Tiranës.
Testi aplikohet nga kompania spanjolle "Indra". Ai do të zbatohet për herë të parë në 1422 qendra votimi në Tiranë.
Aparatura, e cila do të vendoset në çdo tavolinë të qendrave të votimit, elektronikisht bën identifikimin e zgjedhësit në qarkun më të madh në vend. Duke kaluar në të kartën e identitetit ose pasaportën.
Aparatura bën të dukshme në këtë mënyrë në tabelë, nëse zgjedhesi ka votuar apo jo në një qendër votimi, por nuk ndalon votimin e tij në një qendër tjetër votimi.