Korçë, dhunohen zyrat elektorale të LSI, thyhen xhamat e grisen posterat

2015-08-21 1

KORCE- Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes, pikërisht kur luhej ndeshja Shqipëri-Norvegji katër zyra elektorale të LSI-së. Bëhet fjalë për zyrat elektorale në lagjet 1, 2,13 dhe 14 ku janë thyer xhamat, grisur posterat, si dhe janë grisur flamujt. Ndërkohë në zyrën elektorale nr.1 , krahas këtyre dëmtimeve në muret e jashtme të zyrës ishin shkruar inicialet e Partisë Socialiste.

Ndërsa kanë denoncuar rastin, përfaqësues të Partisë "Lëvizja Socialiste për Integrim në Korçë" ju ka bërë apel qytetarëve të distancohen nga këto veprime arbitrare, duke ofruar njëkohësisht bashkëpunimin me të gjitha organet e policisë.

Ky është rasti i dytë në harkun kohor të tre javëve që dhunohet zyrat e LSI-së pas incidentit të ndodhur në lagjen. 15, ku gjithashtu u grisën flamujt dhe u thyen xhamat.