Digjitalizimi, TVM vazhdon të transmetojë në mënyrë të paligjshme

2015-08-21 6

Televizioni i Maqedonisë, i mbështetur nga Agjencia për komunikime elektronike-vazhdon të punojë në mënyrë të paligjshme. Duke u përpjekur të përfitojë më shumë shikueshmëri, TVM-ja edhe sot vazhdon të transmetojë në platformën analog, duke vjedhur shikuesit në kurriz të mediave të tjera, të cilat tashmë transmetojnë vetëm në platformën digjitale, prej datës 1 qershor. Ndonëse ligji parashikon gjoba në rast të shkeljeve të rregullativës, prapëseprapë TVM-ja vazhdon të transmetojë në analog. Madje, është e paqartë nëse ky televizion do të gjobitet për këtë shkelje. Nuk ka ende qëndrim nga Agjencia për komunikime elektronike, e cila është përgjegjësja e drejtpërdrejtë për mbrojtjen e punës dhe konkurrencës së drejtë mes mediave. Por deri tani, kjo agjenci ka mbështetur punën e paligjshme të TVM-së, duke sqaruar se shërbimi publik ka 120 transmetues, shuarja e të cilëve bëhet me disa faza, sepse disa prej tyre gjenden në terrene të pakalueshme. Nga Agjencia për Komunikime Elektronike nuk kanë një përgjigje precize se, edhe sa kohë do ta tolerojnë TVM-në të vazhdojë me këtë shkelje. Në mënyrë shtesë, të habitë edhe fakti që Agjencia nuk e ndërpret sinjalin analog, që në daljen e transmetuesit kryesor, pra që në ndërtesën e TVM-së, veprim ky që kërkon vetëm disa sekonda kohë. Automatikisht, edhe sinjali analog do të ndërpritej para se të shkonte tek repetitorët që shpërndajnë sinjalin në shumë zona. Natasha Stojanovska