Analistët: Kritikat ndaj Zaevit, diskredituese

2015-08-21 1

Fushatë diskreditimi dhe asgjë më shumë. Kështu i komentojnë Mersel Bilalli dhe Aleksadar Çomovski, shkrimet nga media të ndryshme për qëndrimet e liderit të ri të LSDM-së Zoran Zaev, shpalosur në emisionin "Rruga drejt...". Sipas tyre, një nga arsyet e kritikave të tilla mund të jetë frika e partisë në pushtet se në skenën politike po paraqitet një opsion real dhe i cili premton ardhmi më të mirë.

"Mendoj se Zaevi është politikan i ardhmërisë, real dhe i pangarkuar, dhe me siguri se mediumet dhe vet partia në pushtet nuk do të zgjedhin mjete për ta diskredituar atë. Unë mendoj se një strukturë e cila momentalisht udhëheq pushtetin, që nuk ka asgjë të përbashkët me interesat e qytetarëve përkundrazi me interesat e padukshme dhe të pa definuara në mbështetje të nëntokës, objektivisht që në start dëshiron ta diskreditojë një politikan të kalibrit të ri, i cili mendoj se është i orientuar pro evropian dhe pro NATO-s", u shpreh Mersel Bilalli, analist

"Mediumet trumbetuese të pushtetit në fillim do ta mbështesin Zaevin që ta rritë rejtingun e tij, si një kundërshtar të fuqishëm politik me të cilin do të mundej Gruevski të konfrontohet pasi nëse nuk ka kundërshtar atëherë realisht VMRO-DPMNE do të konfrontohet brenda mes vete. Megjithatë hovin që Zaevi tenton të bëjë me shkëputjen e politikës aktuale, mund ta frikësojë VMRO-në pasi në skenë mund të paraqitet një opsion real, i rinovuar socialdemokrat", tha Aleksandar Çomovski, gazetar.

Sipas tyre, Zaev me deklaratën e dhënë në Alsat, se distancohet nga patriotizmi i rrejshëm i socialdemokratëve tregon se ai ka detektuar pika të dobëta të politikës së Cërvenkovskit. Analistët konsiderojnë se LSDM-ja duhet të kthehet në atributet e emrit të partisë që nënkupton sociale, demokratizim të brendshëm dhe unitet. Këto do të thonë jo integrim me partner koalicioni por integrim brenda partisë me një platformë të qartë. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange