Zaev: LSDM-ja ka gabuar duke luajtur me kartën patriotike

2015-08-21 2

Kryetari i ri i LSDM-së Zoran Zaev shprehet i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare, po që se ato do të mbaheshin bashkë me ato presidenciale në prill të viti të ardhshëm. Megjithatë, Zaev nuk përjashton mundësinë që zgjedhje të ketë edhe në shtator, por kjo do të varej nga epilogu i çështjes së emrit.

"Në rast se edhe këtë shans e lëshon Gruevski, dhe në rast se e humbim edhe rekomandimin, atëherë më mirë të ikë vetë, se sa ta fitoj LSDM-ja në zgjedhje. Zgjedhje nuk mund të mbahen më herët se në shtator. Partia ime deri atëherë do të jetë e përgatitur, ndoshta jo aq sa në prill të vitit 2014, por do të jemi të përgatitur për të fituar, para së gjithash për shkak ët të gjitha gabimeve të cilat do të kulminojnë mos dhashë zoti pas një skenari të këtillë pesimistë", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev pranon politikat e gabuara të LSDM-së, sidomos tentimet që përmes kartës patriotike të përfitoj pikë politikës. Sipas tij, rezultatet e fundit zgjedhore treguan se politikat e këtilla janë të gabuara. Zaev ka thënë se palët duhet të ulen dhe të bisedojnë për mbylljen edhe të çështjet që ka të bëjë me Branitellat por edhe për statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

"Nga ne populli nuk pret që të luajmë rolin e patriotëve, ne jemi partia shtet-formuese, ne jemi partia e cila ishte shembull për bashkëjetesën multietnike. Ne jemi partia e cila e vendosi në këmbë të qëndrueshme këtë vend. Ne humbëm duke duke tentuar që të fitojmë pikë politike tek qytetarët duke luajtur në kartën patriotike do ti numëroj disa: Ligji për Branitellat, Struga, Kërçova,nuk na ngjajnë ne socialdemokratëve. Ne në vitin 2001 ishim njëra nga palët që nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit dhe qartë dhe pa hamendje sollëm vendim të jetojmë bashkë në këtë vend, bashkë të ndërtojmë bashkëjetesën me respekt të ndërsjellë, alternativë tjetër nuk ka për ne. Çfarëdo qoftë tentimi tjetër, loja me ndjenjat patriotike e partive politike para elektoratit maqedonas, dhe partitë politike para elektoratit shqiptarë është shkelje e Marrëveshjes së Ohrit dhe jo vetëm kjo por edhe gënjeshtër ndaj popullit", u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev bëri publik disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt si Radmilla Sheqerinska, në postin e zëvendëskryetares, Oliver Spasovskin për sekretar i përgjithshëm, ndërkohë që u shpreh i qartë se tani për tani në radhët e partisë nuk ka vend për ata që janë larguar nga partia dhe më pas në kontinuitet kanë kritikuar partinë.

"Nuk i mbyll dyert për asnjërin, por nuk mund të kem qasje pozitive për dikë që disa herë ka thënë se është larguar, se do të del me opsion të ri politik, ai opsion i ri do të jetë madje më i fortë se LSDM-ja, sepse në rast se e sjell një që me vete sjellë 100 vota, ndërkohë që pastaj humbë mijëra vota, atëherë një lider i mençur nuk është racional ashtu siç duhet, dhe absolutisht përgjigjja ime tani për tani është Jo", deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev këto komente i bëri në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga dr...