Meta: Më 23 qershor merr fund kapitulli i tranzicionit

2015-08-21 0

TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me mijëra të rinj të Njësisë Bashkiake nr.4 në Tiranë, dhe më pas është ndalur në një bashkëbisedim me qytetarët në Njësinë Bashkiake nr.7. Meta tha se më 23 qershor të rinjtë shqiptarë votojnë për zgjidhjen e problematikave të tyre, për të cilët LSI ka një plan konkret."Besoj se 23 qershori do t'i japë fund kapitullit të gjatë dhe mjaft të lodhshëm të tranzicionit. Dhe ne do të kemi mundësinë që më 24 qershor me votën plebishitare të qytetarëve të gjithë Shqipërisë të nisim një projekt të pandërprerë për evropianizimin e vendit, për zhvillimin e tij për modernizimin e tij përmes bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes", u shpreh Meta.

Free Traffic Exchange