Shqipëri-Norvegji, kombëtarja ka rastin për të hyrë në histori

2015-08-21 1

TIRANE - Sot Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e themelimit përballë ekipit të Norvegjisë në stadiumin 'Qemal Stafa'. Shqipëria renditet e dyta në grupin 'E' për eliminatoret e kampionatit botëror të Brazilit. Nëse sot fitojmë, atëherë hedhim një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit duke lënë pas përgjithmonë Norvegjinë. Në prag të ndeshjes trajneri De Biasi shprehet se 'kjo ndeshje nuk është decizive për ecurinë në kampionatin botëror. Në shtator kemi katër transferta shumë të rëndësishme, aty vendoset kualifikimi. Grupi është në gjendje të mirë dhe ne shpresojmë më shumë se kurrë se do të arrijmë të marrim pikët e plotë, sot të gjithë presim mrekullinë" deklaron De Biasi.