Has, shoqërohet në polici kandidati i LSI-së, Qemal Elezi

2015-08-21 7

HAS - Dy orë para çeljes së fushatës elektorale në Krumë, policia e qarkut të Kukësit shoqëron në polici kandidatin e LSI-së, Qemal Elezin. Ngjarja u shënua paraditen e djeshme, ndërsa A1 Report siguron momentet e ndalimit dhe të shoqërimit të kandidatit të LSI-së nga uniformat blu. Siç duket edhe nga pamjet, policia fillimisht ka ndaluar automjetin me të cilën udhëtonte Elezi. Policia më pas, ka nisur një kontroll të imtësishëm në mjetin e tij, ndërsa pas disa minutash ka shoqëruar Elezin për në komisariat, duke shkaktuar kështu edhe dështimin e takimit të parashikuar elektoral me banorët e rrethit të Krumës. Vetë kandidati i LSI-së pasi është lënë i lirë nga policia denoncoi këtë incident, duke deklaruar se policia nuk i ka dhënë asnjë argument për ndalimin e tij. Elezi tha se policia ishte justifikuar se po zbatojnë një urdhër nga lart, ndërsa ai i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Flamur Noka dhe kryeministirt Berisha të mos pengojë më aktivitetet e LSI.