Turqi, kthehet Erdogan, bën thirrje për ndërprerje të protestave

2015-08-21 0

STAMBOLL- Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për dhënien fund të protestave anembanë vendit, në mënyrë të menjëhershme. Në aeroportin e Stambollit, ai iu drejtua mbështetësve, të cilët e mirëpritën nga udhëtimi 4-ditor në turin e Afrikës Veriore, se "protestuesit po shkojnë drejt kufijve të ilegjimitetit". Rreth 10 mijë mbështetës të partisë AKP të Erdogan-it, u mblodhën në aeroport për ta mirëpritur. Por, teksa ai fliste, mijëra protestues anti-qeveritarë u mblodhën gjithashtu në sheshin "Taksim" të Stambollit.