TIRANE - Prej kohësh vjedhjet janë kthyer në një problem shqetësues për qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, ku nuk kanë munguar rastet dhe të dëmtimeve në njerëz. A1Report ju sjell pamjet e një tentative vjedhjeje në një Fast Food në rrugën "Myslym Shyri" në kryeqytet, ku një person ende duke hyrë nga dera e pasme e dyqanit është fiksuar nga kamerat e sigurisë të vendosura nga pronarët e këtij ambienti tregtar. Personi i pamaskuar, sicc e shikoni në pamje, me një kapelë në kokë në ora 3:00 të mëngjesit futet në kuzhinën e fastfood-it, fillimisht rrëshket në dyshemenw e ambientit. Më pas, ngrihet në këmbë, kontrollon sërish ambjentin, hap disa nga sirtaret dhe në momentin që fikson telekamerwn e sigurisë largohet pa mundur të marrë asgjë me vlerë. Rasti është denoncuar në policinë e kryeqytetit, ndërkaq personi është identifikuar nga policia dhe për arsye hetimore identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur. Forcat e rendit po punojnw për arrestimin e tij. Ai pritet të akuzohet për dhunimin e pronës private dhe tentative grabitje.