FIER - Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës Bujqësore në Këshillin e Qarkut Fier evidenton dhjetëra hektarë tokë bujqësore të dëmtuar nga subjektet private, fermerë dhe shkaqe natyrore. Vetëm në disa zona të komunës Zharëz, sipërfaqja e dëmtuar shkon gati në 40 hektarë tokë bujqësore. Sipas drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Tokës, Pëllumb Saliaj, dëmtuesit e kësaj sipërfaqe janë kompanitë e naftës që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, të cilat sipas tij nuk ka marrë leje ndërtimi për të kthyer tokën në puse nafte.