Kavajë, plani i ri i qyetit nuk do të përfshijë monumentin e "dy gishtave"

2015-08-21 5

Kavajë - Qendra e Kavajës nuk do ta përfshijë monumentin e "dy gishtave". Përveç faktit që ky monument nuk u përfshi në 4 projektet e prezantuara për transformimin e qendrës së qytetit, një fakt të tillë e konfirmon edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Ai thotë se do të bëhet një monument më i mirë dhe se do të shihet mundësia për ta vendosur diku tjetër.

"Monumenti i dy gishtave do të shkojë në një monument tjetër, se vetëm monument dy gisht nuk është. Është thjesht një gozhdë e Nastradinit që Berisha është tallur për 23 vjet", u shpreh Roshi.

Më pas Roshi tregon se aktiviteti i së enjtes ka të bëjë me fazën e parë të prezantimit të projekteve, të cilat do të përmirësohen pasi të merret edhe mendimi i qytetarëve.

Free Traffic Exchange