Berat, Lame kundër Veliajt: Po shtron rrugë elektorale me çakull

2015-08-21 0

BERAT - Banorët e lagjes 30-vjetori në Berat janë ngritur në protestë, duke kundërshtuar projektin e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Astrit Veliaj. Ata ankohen se Veliaj po shtron rrugët e lagjes me cakull, duke krijuar më shumë baltë dhe ndotje, ndërsa denoncojnë se nisma e tij është thjeshtë projekt elektoral dhe po zbatohet në mënyrë krejt klandestine.

Protestës së banorëve i është bashkuar edhe kandidati i Partisë Socialiste në Berat, Artan Lame. "Bëjnë sikur mbushin gropa ose sikur hedhin çakëll në këto gropa. Në qoftë se ditët e para kjo ishte një dukuri, që hidhnin ca çakull, tani po hedhin fare baltë nëpër këto gropa, gjoja sikur punon kandidati.

Free Traffic Exchange