Tiranë, zbulohet bazë falsifikimi vulash e kartash identiteti

2015-08-21 1

TIRANE - Zbulohet një bazë e falsifikimit të kartave të identitetit dhe dokumentave të tjera shtetërore. Arrestohet Ylber Huqi dhe shpallet në kërkim një person tjetër. Operacioni i policisë u krye nga strukturat e Sektorit të Krimit Ekonomik - Financiar në bashkim me struktura të tjera të specializuara. Huqi, 62 vjeç është arrestuar për të dytën herë për të njëjtën vepër penale, atë të falsifikimit të dokumentave dhe vulave shtetërore.

Lajmin e bëri të ditur, zyra e shtypit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas saj, hetimi për këtë çështje ka nisur rreth 4 muaj më parë. Në operacion morën pjesë strukturat e Krimit Ekonomik - Financiar dhe sektori i Operacioneve Speciale nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Free Traffic Exchange