Erdogan kthehet në Turqi, pritet vendimi për parkun Gezi

2015-08-21 1

STAMBOLL - E gjithë vëmendja e turqve është te kthimi i kryeministrit Recep Tayyip Erdogan nga vizita e tij në Afrikën Veriore. Të gjithë presin hapat që kreu i qeverisë do të marrë në lidhje me projektin e debatueshëm si dhe do të vendosë edhe rrjedhën e ngjarjeve në vazhdim në Turqi. "Gjithkush është duke pritur për lajme të mira. Por ne nuk e dimë. Ndoshta ai do të vijë këtu dhe ne jemi vetëm duke pritur dhe shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë. Por policia ndodhet këtu dhe nuk e di se çdo të ndodhë më pas." Kështu është shprehur një aktivist ambientalist.