Britania i kërkon falje Kenias, kompesim për torturën e viteve '50

2015-08-21 0

LONDER - Britania e Madhe pritet të kërkojë falje dhe të paguajë kompensim për mijëra kenianë të tortuar nga forcat koloniste gjatë viteve '50. Sekretari i jashtëm britanik William Hague pritet të bëjë publike kompensimin prej 20 milionë dollarë dhe të shprehë keqardhjen e sinqertë për viktimat. Lëvizja guerrile "Mau Mau" filloi një fushatë të egër kundër kolonizatorëve të bardhë në vitin 1952. Kryengritësit të cilët kërkuan tokën e tyre dhe fundin e sundimit kolonial u mposhtën në një betejë të ashpër nga britanikët. Më shumë se 5 mijë kenianë kanë thënë se u keqtrajtuan, disa prej të cilëve u torturuan, nga administrata britanike e viteve '50. Viktimat kanë luftuar për kompensim me qeverinë britanike që prej disa vitesh.

Free Traffic Exchange