GJIROKASTER - Parku Arkeologjik i Antigonesë vijon të mbetet një nga sitet arkeologjike më të preferuara nga vizitorët e huaj. Më shumë se 40 anëtarë të shoqatës së arkeologëve italianë "Antea", kanë vizituar këtë park si një mundësi njohjeje të një vendi të izoluar nga komunizmi për 50 vjet. Në qendër të vëmendjes së tyre ishte blloku i banesave zbuluar nga arkeologu Dhimosten Budina, grupi i ri i banesave gërmuar nga arkeologu Dhimiter Çondi, si dhe mozaiku paleokristian. Ata kanë vlerësuar jo vetëm këtë sit arkeologjik, por edhe pejsazhin që ofron lugina e Drinos.