Ligji i medias, 380 rekomandime për ndryshime

2015-08-21 1

Debat mes gazetarëve dhe ministrit të shoqërisë informatike lidhur me ligjin e ri për media për të cilin janë dorëzuar gjithsej 380 vërejtje për 117 nene të këtij ligji të propozuar nga Qeveria. Pjesa më e madhe e vërejtjeve kanë të bëjnë me kapitullin e parë të ligjit gjithsejtë 114. Përmes këtyre vërejtjeve kërkohet sqarim i definicioneve dhe nenit 4 i cili duhet të garantoj shprehje të lirë në Republikën e Maqedonisë. Draft Verzioni i ligjit në fjalë brenda ditës pritet të publikohet në Regjistrin Nacional Elektronik ENER.

"Neni më i komentuar në mbarë tekstin është neni 4 i cili garanton lirinë e shprehjes dhe për të cilin disa palë kanë komentuar si tentim për vënien e censurës, edhe përkundër se shpesh kemi informuar se ajo nuk është ashtu. Me vëmendje të madhe kemi shqyrtuar rekomandimet e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës ku OSBE-ja propozon që komplet të shlyhet ky nen derisa Këshilli i Evropës përshëndet vendosjen e nenit në fjalë. Të drejtat e gazetarëve është një segment i veçantë ku kemi marrë një numër të madh të qëndrimeve të kundërta, për nenet e gazetarëve dhe redaktorëve", deklaroi Ivo Ivanovski, ministër i shoqërisë informatike.

Ndërkohë Ivan Mirçevski nga Kanal 5 tha se bëhet fjalë për ligj për mediat dhe jo ligj për gazetarët. Sipas tij ligji nuk parasheh kurrfarë censure dhe është një ndër ligjet më liberal për gazetarët.

"Ky është një ndër ligjet më liberal sa u përket gazetarëve dhe më i ashpër sa i përket menaxhmentit. Keni të drejtë për qëndrim tuajin, ndërsa në rast se shpifni dhe ofendoni do të përgjigjet kryeredaktori dhe mediumi. Kjo nuk është askund. Mediumet elektronike, televizionet të jenë të rregulluara me ligj, ndërsa ju që fitoni para përmes ueb portaleve dhe mjetet e shtypura të mos rregulloheni me ligj, ku ekziston kjo", tha Ivan Mirçevski, Kanal 5.

Rreth projekt ligjit në fjalë kishte kundërshtime në mes të SHGM-së dhe Asociacionit maqedonas të medieve.

"Vlerësoj se më tepër duhet të ndalemi në atë që është propozuar, të flasim për rregullativën, gjegjësisht për ligjin për media ...çka është gazetar, çka është redaktor dhe saktë do të dimë se kush çfarë të drejtë dhe çfarë obligimesh ka", u shpreh Sllagjana Demishkovska, AMG.

"Nuk kemi për qëllim që ti kontestojmë rekomandimet e të tjerëve, vlerësojmë se të gjitha janë legjitime dhe se ministria duhet ti shqyrtoj të gjitha vërejtjet me seriozitet të njëjtë. Është mirë që kishte shumë vërejtje. Unë jam i lumtur, ku të kishim fat që edhe ligjet tjera në Maqedoni të miratoheshin përmes një debati të këtillë publik. Ndoshta do të kishim ligje më kualitative", theksoi Erdem Ahmet, SHGM.

Me draft-ligjin e hartuar janë paraparë rregulla të reja në punën e mediave, obligimet për gazetarët, redaktorët, redaksitë, pronarët e mediave, si dhe mënyra e dhënies së lejeve për punë. Gjithashtu, parashihet formimi i Agjencisë për media, në vend të Këshillit për radiodifuzion. Nga shtatë anëtarë sa do të ketë ky trup, tre zgjidhen me propozim të Kuvendit, t...

Free Traffic Exchange