Sot, dita botërore e Mjedisit

2015-08-21 4

NEW YORK - Sot është Dita Botërore e Mjedisit e cila ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e saj. 5 Qershori u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen dhe për të tërhequr vëmendjen politike në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit human. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit, ku ndotja e tokës, ujit dhe ajrit përbën një problem shqetësues në të gjithë botën.