KORCE - Kandidatët për deputetë të partive kryesorë, PD, PS, LSI, FRD dhe PR, të cilët garojnë për qarkun e Korçës janë vënë përballë qytetarëve duke iu përgjigjur interesit të tyre, për dy çështje të rëndësishme, si arsimi dhe shëndetësia. Aktiviteti është organizuar nga Komiteti i Helsinkit në ambientet e bibliotekës në Korçë, ndërkohë që kandidatët kanë shpalosur programin e tyre si dhe ju janë përgjigjur pyetjeve për decentralizimin e arsimit, pajisjet mjeksore, medikamentet etj.