Tiranë, konflikt për pronën qëllohen me armë përmbaruesit

2015-08-21 0

TIRANE - Banorët e një ndërtese njëkatëshe në rrugën "Myrteza Topi" pranë shkollës "Sami Frashëri", në kryeqytet, janë përplasur sot paradite me përmbaruesit, pasi nuk pranonin të lironin banesën, që me vendim gjykate u ishte kthyer ish-pronarëve me mbiemër Çali.Përplasja ka qenë aq e ashpër, sa një nga banorët, Artan Sadiku, ka qëlluar edhe me armë, por fatmirësisht pa shaktuar të lënduar.Policia bëri të mundur arrestimin e mënjëhershëm të tij dhe gjatë kontrollit, iu sekuestrua edhe një kallashnikov dhe një granadë.Banorët thonë se personi që kërkon pronën, nuk është pronari i ligjshëm i shtëpisë. Ata thonë se kanë dokumentat që vërtetojnë pronësinë e banesës.