Turqi, vazhdojnë protestat edhe pas ndjesës së kërkuar për dhunën

2015-08-21 0

STAMBOLL - Protestat masive vijojnë në Turqi pas daljes publike, të zëvendës kyeministrit të Turqisë, i cili kërkoi falje për forcën e përdorur nga policia ndaj protestuesve. Policia në qytetin e Stambollit përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër protestuesve në natën e 5-të të demonstratave anti-qeveritare. Përleshjet erdhën disa orë pasi zëvendës kryeministri, Bulent Arinç, kërkoi ndjesë për reagimin e policisë ndaj protestave të dhunshme javën e kaluar. Arinç kërkoi falje për protestuesit e plagosur dhe tha se "përdorimi i tepruar i forcës" nga ana e policisë ishte e gabuar. Ndërsa sot, zëvëndëskryeministri pritet të takohet me përfaqësues të opozitës.

Free Traffic Exchange