Berisha në Fier: Rama s'di vlerën e rrugëve, heqja e TVSH ju rrënon

2015-08-21 2

FIER- Nga fshati Roskovec i Fierit kryeministri Berisha i përgjigjet deklaratave të kryesocialistit Edi Rama për NATO-n. Duke akuzuar opozitën si alternativa e mashtrimit i bëri thirrje banorëve të votojnë altenativën e punësimit, integrimit dhe jetës më të mirë. Shefi i qeverisë, tha se deklaratat e kryesocialistit Rama për heqjen e TVSH-së, për 5 produktet bujqësore, do të thotë falimentim për prodhimin vendas.

PD DO MARRE STATUSIN E DO HAPE NEGOCIATAT
Berisha tha se PD do marrë statusin e do hapë negoicatat
"Ju jeni dëshmitarë se të nesërmen e anëtarësimit në NATO organizoi mitingun e protestës dhe vetëm para dy ditësh u deklaroi shqiptarëve se NATO është natë dhe nuk është as bukë as ujë. Dua ti them zotërisë se NATO është liri kombëtare e garantuar përjetësisht, prestigj i madh për shqiptarët, siguri madhore e tyre, investime dhe besim i madh tek shqiptarët. Është vende pune, mirëqënie dhe e ardhme. Mbajti peng statusin për 3 ligje të cilat në fund u detyrua ti votojë.