Kryeministri Sali Berisha ka vizituar ekipin kombëtar të futbollit në qytetin e Durrëit, aty ku është duke zhvilluar përgatitjet për ndeshjen me Norvegjinë.
Berisha ka takuar ekipin, trajnerin De Biasi dhe stafin drejtues, teksa është njohur me përgatitjet dhe pritshmëritë për ndeshjen me nordikët kryeministri iu ka premtuar edhe një mbështetje maksimale nëse do të fitojnë të premten. ""Ju garantoj se do të përpiqemi t'u mbështesim edhe më shumë, ju e meritoni plotësisht.
Keni dëshmuar talentin, aftësinë e duhur. Futbolli është një sport me një dinamizëm të paimagjinueshëm.