Gjermani -- "Gjermania do të vërë në dispozicion në fillim shumën prej 100 milionë eurosh për të mbështetur viktimat e përmbytjeve të mëdha në pjesë të ndryshme të vendit", ka konfirmuar kancelarja Angela Merkel në Passau.
Qyteti bavarez në kufirin me Austrinë është zhytur në ujë pasi tre lumenjtë që lundrojnë përmes qytetit kanë dalë nga shtratet e tyre.
"Është e qartë se kjo është diçka që nuk mund të quhet vetëm një ngjarje me përmasa historike, por gjithashtu edhe e tepruar", u tha Merkel dhjetëra gazetarëve që e shoqëronin gjatë vizitës së saj në qytetin e vjetër bavarez.