TIRANE- Federata Shqiptare e futbollit hodhi sot në treg biletat për ndëshjen Shqipëri-Norvegji që luhet në 7 qershor në Tiranë. Interesi për të ndjekur këtë ndeshje, e kryesisht mes të rinjve, është i lartë.
Gjatë orëve të paradites dhjetëra të rinj janë drejtuar në sportelet pranë "Stadiumit 'Qemal Stafa", për të blerë biletat për ndeshjen e shumëpritur, por u është dashur të qëndrojnë në radhë.
Të rinjtë reagojnë të irrituar, pasi sipas tyre një numër i madh biletash janë marrë nga politikanët. "Politikanët na lanë pa bileta. Morën një tufë biletash padrejtësisht", thonë ata.