KQZ kundër BE: TV të pranojnë kasetat e montuara nga partitë

2015-08-21 0

TIRANE - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kundërshton BE-në duke detyruar edhe TV private të transmetojnë kronika me kasetat e partive. Kështu rikthehet në vëmëndje cështja e kasetave të ofruara me lajme të gatshme nga partitë për fushatën zgjedhore. Kjo gjë është kritikuar ashpër edhe në progres raportin e Bashkimit Europian pasi sjell pasoja te qytetarët, të cilët në një formë a tjetër manipulohen . Por përpos kritikave asgjë se ka ndalur KQZ që të miratojë projektvendimin kushtëzues .Me anë të një projekt-vendimi dje institucioni zgjedhor vendosi me 4 vota që televizioni publik, por këtë herë surpriza dhe habia detyron edhe televizionet private, të transmetojnë materiale filmike të miratuara më parë dhe të sjella me kasetat e ofruara nga vetë selitë e partive.