TIRANE - Kryeministri Berisha nuk ka bërë asnjë ndryshim nga paraardhësit e tij teksa ke bërë një "remont" të plotë të tërë jetëshkrimit të tij që nga momentin i angazhimit në politikë me Partinë e Punës e deri te ditëlindja, por dhe s'përmend as liderin e dhjetorit Azem Hajdari. Në fletëpalosjen e vitit '91 e '92 Berisha deklaronte se ka lindur më 1 gusht 1944. Më '93 e ndryshoi ditëlindjen me 15 tetor 1944. Për të qënë korrektë po bëjmë një krahasim mes CV zyrtare të kryeministrit Berisha të vitit 1996 dhe 2013 të marrë në faqen zyrtare të fushatës elektorale të PD, ku me një shikim të thjeshtë shihet se ai fsheh angazhimin në PPSH, raportin me Ramiz Alinë e personalizon arritjen e pluralizmit politik në Shqipëri, krijimin e PD, ku nuk përmendet Hajdari.