Arvizu: Ju nuk kualifikoheni për heqjen e vizave me SHBA

2015-08-21 1

TIRANË -- Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka deklaruar këtë mbrëmje se Shqipëria nuk kualifikohet për liberalizimin e vizave me SHBA, nuk është gati. Këtë deklaratë, Arvizu e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me studentët e ekselencës në Universitetin e Tiranës, ku ishte i ftuar sëbashku me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, të fliste për zgjedhjet dhe demokracinë.

Ambasadori i SHBA-së shpjegoi: "Ka disa kritere që e bëjnë një vend të vlefshëm për programin e liberalizimit të vizave dhe një prej tyre është niveli i refuzimit të vizave, që duhet të jetë nën 3%. Vitin e shkuar kalendarik, niveli i refuzimit të shqiptarëve ka qënë 40.5% dhe nëse do shihni, vitet e fundit, s'ka qënë nën 30% dhe s'ka shkuar mbi 45%. Pra, një staticien mund të më thotë se cili është propabiliteti. Faktet janë fakte.