Takimet elektorale të Ramës gjatë të hënës

2015-08-21 2

Tiranë - Kryetari i Partisë Socailiste Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka deklaruar se nuk ka divergjenca me LSI-në dhe se sipas tij, aleanca e majtë do fitojë deri në 80 deputetë. Gjatë së hënës kryesocialisti ka zhvilluar takime elektorale në Kashar, Vaqarr dhe në zonën e Golemit nga ku ka prezantuar pikat kyçe të programit të Rilindjes. Kryetari i PS-së deklaron se nuk ka asnjë divergjencë me LSI-në në principin se qeveria do të ndërtohet mbi bazën e vullnetit të popullit. Rama shprehet i bindur se koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", boshti i të cilës është PS-LSI do të fitojë 77-80 deputetë. Këto kanë qenë deklarata që a ii ka bërë në një mëngjes pune me gazetarët .