Gjakmarrja, 15 mijë persona rrezikojnë të drejtën e votës

2015-08-21 0

TIRANE- Afro 15 mijë shtetas shqiptarë rrezikojnë të mos ushtrojnë të drejtën e votës dhe kjo për shkak të fenomenit të gjakmarrjes. Ndërsa askush nuk flet për këtë të drejtë të mohuar dhe pse ligjërisht këta qytetarë duhet të votojnë si të gjithë ne pa patur frikën e askujt. Kushtetuta dhe kodi zgjedhor i japin të drejtë çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur 18 vjeç qoftë edhe datën e zgjedhjeve, të votojë, por me kushtin që të jetë i aftë për të vepruar dhe të jetë i regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Por me sa duket këtë të drejtë, institucionet përgjegjëse nuk mund tua garantojnë këtyre qytetarëve!