ELBASAN- Dy shtetas nga qyteti i Durrësit kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur një kamion, ndërsa është shpallur në kërkim dhe një i tretë. Të arrestuarit janë shtetasit Ledio Muçollari, 28 vjeç, dhe Andi Cibaku, 22 vjeç. Ata kanë grabitur një sasi prej 20 milionë lekësh të vjetra në një kamion me targa DR 87 27 D, i cili ndodhej i parkuar në afërsi të një lokali në qytetin e Librazhdit.