Lezhë, Kryemadhi: Do krijojmë më shumë mundësi për punësim

2015-08-21 1

LEZHE- Gjatë një takimi me banorë të Komunës "Zejmen", në Lezhë, kandidatja për deputete e LSI në këtë qark, Monika Kryemadhi, ka vënë theksin në rëndësinë e punësimit dhe mundësitë për përmirësimin e klimës së biznesit. "Ne kemi një plan përsa i përket çështjes së punësimit, ku janë pesë pikat e punësimit. Sigurisht që ka mundësi, por këto mundësi nuk janë të shfrytëzuara në maksimum, duke filluar nga Porti i Shëngjinit që është një vend i izoluar, por që mund të kthehet në një vend të mrekullueshëm, në një port kryesor përsa i përket veriun e Shqipërisë, Kosovën dhe më tutje. Krijimi i gati 1 mijë vendeve të reja të punës do të ishte një ndihmesë shumë e madhe, jo vetëm sa i takon çështjes së punësimit, por edhe çështjes së zhvillimit të biznesit", vijoi Kryemadhi.