Rama: Transparencë të plotë publike mbi pronat në bregdet

2015-08-21 1

DELVINË -- Kryetari i PS-së, Edi Rama, u ka premtuar sot, qytetarëve të Delvinës dhe të gjithë qarkut të Vlorës, se do ta nisë punën duke bërë transparencën më të plotë publike që ka ndodhur në pronat e bregdetit. "Ne do të bëjmë transparencën më të plotë publike për gjithë ç'ka ndodhur me pronat e bregut", - tha ai. -- "me pronat e shqiptarëve, me ato prona të të parëve të tyre dhe me ato prona të përbashkëta tonat, nga ta cilat nuk mund të lejojmë që të përfitojnë një grusht grabitqarësh, por duhet të krijojmë kushtet që të përfitojë i gjithë populli shqiptar." (b.y/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange